Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka thirrur në një mbledhje deputetët e Partisë Demokratike. nga deputetët e thirrur, i janë përgjigjur pozitivisht vetëm 13 prej tyre.
Deputetët janë:
1.Zheni Gjergji
2.Dhurata Cupi
3.Arbi Agalliu
4.Saimir Korreshi
5.Gazment Bardhi
6.Dashhnir Sula
Selaudin jakupllari
Flutura acka
9.Enkelejd Alibeaj
10.Kreshnik Collaku
11.Andia Ulliri
12.Flamur Hoxha
13.Eralda Tase Bano
Sakaq, mësohet se në orën 12.00 grupi i PD do të zhvillojë një konferencë për media për prioritetet e sesionit të ri parlamentar.
Kujtojmë se deputetët u mblodhën fillimisht në 1 shator. 28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.
Edhe në këtë sesion të ri parlamentar Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë. Një pjesë e deputetëve mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e selisë blu, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. /abcnews.al