Nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë vetëm 32 ditë, ndërsa kryedemokrati Basha vazhdon të denoncojë dështimet e qeverisjes 8 vjeçare të Edi Ramës.
Sipas Bashës, Shqipëria është vendi i cili ka përfituar më pak nga grantet e Konektivitetit të BE-së në rajon.
Përmes postimit në Instastory, Basha pyet:” Cili është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e Konektivitetit të BE-së ?”
“Përgjigjja Shqipëria. Në vend që të konkurrojë për vendet komunitare, Shqipëria ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një kosto më të lartë,” shkruan Basha.
Ora news
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)