Në seancën e sotme plenare, ministrja e Shëndetësisë u është përgjigjur deklaratave të bëra më herët gjatë seancës nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Duke iu përgjigjur Hajdarit që tha se qeveria nuk ka mbaruar ende themelet e Shqipërisë dhe po merret me çatinë, Manastirliu tha se duhet bërë kujdes kur flasim për jetë njerëzish.

Ndërsa, për deklaratat e deputetit Gjoni, ministrja tha se qeveria është udhëhequr që në fillim të pandemisë nga ekspertët dhe se duhet bërë kujdes që pandemia të mos shihet thjesht si një temë politike.

“Të jemi të kujdesshëm se kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Jetën e njerëzve duam të mbrojmë e jo për politikë. Të parit e pandemisë thjesht si një temë politikë, shkakton dëm. Ne jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve gjatë pandemisë. Komiteti Kombëtar i imunizimit, Komiteti i Ekspertëve u hapëm rrugën negociatave me vaksina të certifikuara në vendet e origjinës. Komiteti Kombëtar i Imunizimit, i përhershëm, ka vlerësuar që vaksinat, që janë duke u përdorur sot në botë, të certifikuara nga vendet që po prodhohen, të vlerësohen që të përdoren edhe në vendin tonë.”

Gjithashtu, Manastirliu theksoi se qeveria po punon për arritjen e objektivit, pra vaksinimit të popullatës brenda 14 muajsh.

“Ajo çfarë ne vijojmë të punojmë është rritja e numrit të vaksinave që t’i përmbahemi planit tonë të vaksinimit të popullatës në 14 muaj. Ndaj, po punojmë çdo ditë, që të rrisim sasinë e vaksinave, për të përmbushur objektivin që i kemi vënë vetes. Për t’iu përgjigjur Gjonit, qeveria që në momentin e krijimit të një instrumenti që përfshin mbi 100 vende në botë, ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë për të siguruar 1 milionë e 140 mijë doza vaksinash, bashkë me 500 mijë dozat e Pfizer, vaksinohen rreth 800 mijë banorë