Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka pasur një fillim katastrofik në sezonin 2022/2023 me Manchester United. Për shkak të paraqitjeve të pasuksesshme, sulmuesi 37-vjeçar u bë objekt batutash nga fansat në rrjetet sociale.

Sipas AS, shumë tifozë të futbollit kanë filluar t’i referohen yllit si “007”. Cristiano ka bërë shtatë paraqitje për Djajtë e Kuq këtë sezon pa shënuar. Në disa ndeshje, Ronaldo u njoh si më i keqi te Man United.

Marrëveshja aktuale e portugezit me klubin anglez zgjat deri në verën e vitit 2023.