Policia kufitare ka filluar të mbajë shënimet me regjistër për kalimin e qytetarëve nga Shqipëria jashtë si edhe anasjelltas. Nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, punonjësit e policisë i mbajnë të dhënat në një regjistër të madh duke vijuar normalisht punën.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në doganat e vendit ka patur radhë të gjata për shkak të sulmit kibernetik nga Irani në sistemin TIMS, i cili ende jashtë përdorimit.
Krahas sistemit TIMS, hakerat kanë patur akses edhe në kamerat e sigurisë së pikave të kalimit kufitar, përfshi edhe Rinasin duke kompromentuar rëndë sigurinë kombëtare