Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën se vendi që udhëheq ai është goditur nga një tjetër sulm kibernetik. Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”. Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut. Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë. Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane.
Një sulm kibernetik është zhvilluar së fundmi edhe nga Maqedonisë së Veriut. Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik. Që disa orë në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.
Pas sulmeve kiberenetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova. Mediete në Kosovë bëjnë me dije se sot janë hakeruar ueb faqet e Policisë së Kosovës dhe faqet online të Ministrisë së Drejtësisë. Sakaq nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë. Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj sikur ndodhi më 15 Korrrik. Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur këtë shtunën me sulm kibernetik