Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.
Pas sulmit fshihej Irani, ndërsa kujtojmë se kjo është hera e dytë që Shqipëria bie pre e sulmeve kibernetike nga ky shtet.
Më 15 korrik faqet online të qeverisë u hakuan.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se pavarësisht sulmit të rëndë, agresori nuk ia ka arritur qëllimit pasi nuk ka asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të të dhënave.
Rama: Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!