Seanca për të akuzuarin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj është shtyrë ditën e sotme.
Ai mbërriti në Gjykatën e Elbasanit si i akuzuar kryesor për ngjarjen e 21 Prillit në Elbasan.
Në cilësinë e dëshmitarit u thirrur edhe ish-nëndrejtori i policisë Niko Palla (aktualisht i pezulluar nga detyra) dhe efektivja e Shqiponjave që mbeti e lënduar Xhensila Sota.
seanca tjetër gjyqësore do të zhvillohet më 16 shtator në orën 09:30.