Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërrua jetë në mënyrë tragjike, kur një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në verilindje të Greqisë, në qytetin e Ksanthit.
Mediet greke bëjnë me dije se fëmija dha frymën e fundit në spital.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se fëmija I ka dalë para makinës në një kryqëzim, e për pasojë është tërhequr zvarrë nga vetura.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, i tronditur nga aksidenti ka ndaluar dhe e ka dërguar fëmijën fatkeq në Spitalin e Përgjithshëm të Ksanthit