Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar një njoftim sa i takon situatës së krijuar në vendin tonë për shkak të reshjevetë shiut të pandërprera në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në veri.
Mësohet se në disa prej akseve rrugore ka probleme me dëmtimin e asfaltit dhe si pasojë nuk mund të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë. Përveç këtij fakti, asnjë prej akseve nuk paraqitet i bllokuar sipas njoftimit.
Ndërsa po ashtu bëhet me dije se në disa zona ka pasur defekte eletrike të shkaktuara si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erës sëfortë. Gjithashtu në portin e Durrësit u pezullua lundrimi drejt Barit ndërsa në atë të Vlorës mbetet në fuqi vendimi për mos-daljen në det të varkave të peshkimit.
Raport mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq
Moti i keq ka vijuar të shkaktojë probleme në disa akse rrugore në veri të vendit, si dhe në linjat e transportit detar nga Porti i Durrësit. Ndërkohë që janë riparuar pjesa më e madhe e defekteve dhe problemeve në sistemin elektrik dhe është rikthyer furnizimin normal me energji për banorët e këtyre zonave. Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e varësisë së saj vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë. Situata e përditësuar me të dhënat e orës 20:00 paraqitet si më poshtë:
ARRSH
RAJONI VERIOR
Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha.
Të gjitha akset e rajonit verior jane të qarkullueshme. I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri – Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.
Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali – Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet.
Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës – Krumë, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.
Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.
RAJONI QENDROR
Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.
RAJONI JUGOR
Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.
OSHEE
• Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore.
• Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë.
• Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite
• Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm)
• Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim.
• Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.
PORTET DETARE
Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.
Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale.
Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.