Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese që operohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona, tha një grup monitorues me seli në Britani.

Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas kësaj organizate, tri viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane.

Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur, disa në gjendje kritike, tha Vëzhguesi.

Muajin e kaluar, Qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej me sulme të drejtpërdrejta nëse Turqia sulmon forcat e saj.

Ky paralajmërim erdhi pasi Turqia kreu një sulm në Kobane duke vrarë tre ushtarë sirianë në muajin gusht.

Turqia ka kryer në sërë ofensivash duke shënjestruar forcat kurde dhe grupin militant, Shteti Islamik që nga viti 2016, por këto ofensiva rrallë kanë rezultuar me vrasjen e luftëtarëve të regjimit sirian.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe vazhdimisht kryen sulme në zonat në Siri që kontrollohen nga ta.