Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Gjykata i ka lënë në “arrest me burg” ndërsa ata kërkojnë lirinë me pretendimin se nuk u përkasin agjenturave ruse.
Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash. Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.
Gazetari i ABC Leonidha Musai, raporton se ukrainasi, Fedis Albatovdhe është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu ai rrëfen se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat.