Disa mjekë të Spitalit të Traumës, janë shoqëruar këtë të premte në komisariat.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivacionet e këtyre shoqërimeve, por mjekët janë shoqëruar gjatë momentit që ata ushtronin detyrën.
Autoritetet tregohen mjaft të rezervuar për detajet dhe motivin e shoqërimeve, por dyshohet se ata jane të përfshirë në korrupsion.
Mes mjekëve të shoqëruar është edhe reaminatori F. M. shoqëruar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.
Arrestimi vjen si pasojë e denoncimeve dhe ankesave të vazhdueshme të pacientëve, ku rasti i fundit ishte ditën e sotme.