Një 30-vjeçar, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët më 8 shtator me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e kontraktorit shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç.
43-vjeçari u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.
Por me sa duket ngjarja ka marrë rrjedhë të re, pasi në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare.
Sipas medieve italiane të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.
Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.
Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”.
Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg./Abcnews.al/