Shqipëria e pafat. Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e tretë në grup këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku pritshmëria ishte të fitonte grupin dhe ngjitej në Ligën A.
Gjithçka si meritë e një barazimi dramatik përballë Islandës të cilën e dominuam plotësisht deri në minutën e 96-të, kur ajo shënoi golin e barazimit.
Kujtojmë që skuadra mike mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës./G.D abcnews.al/