Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se nesër do të ketë një diskutim me aleatët e opozitës në prag të zgjedhjeve vendore.
Ai tha se Basha dhe Berisha kanë përgjegjësi për këtë situatë dhe se opozitën duhet ta bashkojë lufta kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.Shehi: Nesër do të kemi një takim mes aleatësh. Unë për vete nuk jam me asnjë qysh pas zgjedhjeve të fundit. Basha dhe Berisha kanë përgjegjësi për këtë situatë. Ne na bashkon lufta kundër qeverisë së Ramës dhe PS-së. Ai është një lider autokrat dhe që ka 10 vite abuzime me pushtetin.Bashkimi po të gjejë një kandidat të përbashkët dhe një formulë të përbashkët dhe kjo është mënyra më e mirë. Primaret nuk janë të mjaftueshme dhe PD-ja i ka për veten e saj. Nëse do të kemi një lëvizje që do të përfshijë gjithë palët, atëherë nuk mjaftojnë vetëm në PD.