Bashkë me të vegjlit, prezent në protestë janë edhe prindërit e tyre, që e konsiderojnë të padrejtë mbylljen e këtij kopshti. Njoftimi për daljen në protestë, e bënë me dije një ditë më parë.
TIRANË– Mbyllja e kopshtit “Zubey Hanim” ka nxjerrë vogëlushët e moshave 3 deri në 5 vjeç përpara Kryeministrisë. Me pankarta e tollumbacë në duar, të vegjlit i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që tu rikthejë ambientet e kopshtit ku kanë krijuar shoqërinë e parë dhe kanë nisur të osicalizohen.
Bashkë me të vegjlit, prezent në protestë janë edhe prindërit e tyre, që e konsiderojnë të padrejtë mbylljen e këtij kopshti. Njoftimi për daljen në protestë, e bënë me dije një ditë më parë.
Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.