Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet i shqetësuar për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale.

Në një deklaratë pas takimeve që zhvilluan sot me Olta Xhaçkën, Delinda Ibrahimajn dhe Taulant Ballën, delegacioni i BE-ne Shqipëri tha se BE-ja do  të vazhdojë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, citohet të ketë thënë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Qëllimi i takimit ishte që qeveria shqiptare  t’i hiqte BE-së se  dyshimet se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë kriminelët dhe të korruptuarit të pastrojnë paratë e pista, por do të ndihmojë emigrantët.

Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, Rama ishte i prerë për ta çuar deri në fund këtë proces, pavarësisht të gjithave.

/abcnews.al/