Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako që ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.
Shkak për shtyrjen e senacës është bërë pasi Prokurori parashtroi të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani, mbrojtja kërkoi një kopje të tyre për t’u njohur me përmbajtjen.
Rikujtojmë se Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Referuar dosjes, Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
SPAK akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi .