Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar pas udhrit të Prokurorisë për mediat që të mos publikojnë të dhënat e hakerimit Iranian.
Reporterët pa Kufij i kërkon Prokurorisë Shqiptare që të shmangë masat disporporcionale dhe denoncon kërcënimet e dënimeve me burg për gazetarët.
Më tej në reagim thuhet se autoritetet duhet të kenë parasysh të drejtën e Informimit.
DEKLARATA E PLOTË E RSF:
Prokurorët shqiptarë kanë ndaluar mediat të publikojnë tema me interes të përgjithshëm si sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar. Reporterët pa Kufij (RSF) i bën thirrje autoriteteve të shmangin masat disproporcionale dhe denoncon kërcënimin me dënimet me burg për gazetarët.
“Nëse siguria shtetërore ose sekreti i dëshmisë janë arsye legjitime për kufizimin e lirisë së shtypit, autoritetet duhet të marrin masa proporcionale për të mos penguar arbitrarisht këtë të drejtë themelore”, paralajmëron kreu i zyrës së Bashkimit Evropian për Ballkanin në RSF, Pavol Szalai. Asnjë gazetar nuk mund të kërcënohet me dënime me burg nëse raporton në përputhje me etikën e profesionit të tij për çështje me interes të përgjithshëm si sulmet kundër institucioneve shtetërore apo krimi i organizuar. U bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjykatave shqiptare që të kenë parasysh të drejtën e informimit”.
Prokuroria e Tiranës më 19 shtator lëshoi një ndalim total ndaj mediave për publikimin e të dhënave nga një rrjedhje e e dokumenteve sensitive pas një sulmi kibernetik të kryer ndoshta nga hakerat iranianë. Këto dokumente përmbanin ndër të tjera informacione për një komplot për të sulmuar kryeministrin Albin Kurti apo edhe dyshimet për një sulm terrorist në Ambasadën Shqiptare në Greqi. E pyetur nga RSF, zyra e prokurorit të Tiranës tha se ndalimi kishte për qëllim mbrojtjen e të dhënave personale, informacionit konfidencial të sigurisë shtetërore dhe sekretit hetimor dhe “nuk synon të pengojë aktivitetet e medias”. Megjithatë, prokuroria nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e këtij ndalimi, gjë që për më tepër nuk bën dallime mes dokumenteve të llojeve të ndryshme. Megjithatë është e sigurt që gazetarët që e shkelin atë i ekspozohen ndjekjes penale.
Ndalimi vjen pas një mase tjetër të prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit më 14 qershor që synon Elton Qyno, një gazetar investigativ në kanalin Ora News që heton krimin e organizuar në Shqipëri. Bazuar në dosjen e hetimit dhe burimet e tij, gazetari pohon në shkrimet e tij se zyrtarë të lartë dhe personalitete politike janë përfshirë në aferat e një personi të dyshuar për veprimtari mafioze, Nuredin Dumani. E kontaktuar nga RSF, prokurori special kundër korrupsionit pohon se “objektivi (i ndalimit) nuk është burgosja e gazetarit, por ruajtja e sekretit të hetimit si dhe parandalimi i ngjarjeve të rënda që mund të shkaktohen nga publikimi i deklarata (nga bashkëpunëtorët e drejtësisë në kuadër të procedimeve penale) dhe nga hakmarrjet nga grupet rivale”. Ndaj, Elton Qyno i cili u detyrua të ndërpresë publikimet e tij për çështjen Dumani deri në përfundim të hetimeve penale, po kundërshton vendimin e prokurorit para Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Dënimet e bëra nga gazetarët që shkelin këtë ndalim janë jashtëzakonisht të larta, sipas Kodit Penal Shqiptar: deri në gjashtë vjet.
Corson Në vendin e fundit në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e 103-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së 2022.