Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të mërkurë nje magazinë në Tiranë, ku dyshohet se ka mbetur i bllokuar një punonjës sigurie.
Fax News ka mësuar se bëhet fjalë për punonjësin e quajtur Arjan Sala, familjarët e të cilit janë mbledhur të shqetësuar pranë magazinës për të mësuar më shumë rreth fatit të familjarit të tyre.
Sipas raportimeve, punonjësi prej më shumë se 4 orësh nuk ka pasur asnjë kontak me askënd, ku familjarët e kanë telefonuar disa herë por nuk u eshte përgjigjur. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vijojnë punën për gjetjen e të riut.
Ambienti ku zjarri ka ka qenë i mbushur, me rroba e e materiale të ndryshme. Në vendin e ngjarjes përvec zjarrfikësve, policisë dhe një ambulance, ka mbërritur dhe prokurori në prokurorinë e Tiranës, i cili po drejton grupin hetimor për te zbardhur shkaqet e zjarrit që përfshiu këtë objekt.
Sipas informacioneve paraparke mësohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Zjarri është vënë nën kontroll.