Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është përplasur me koordinatorin Kombëtar për Shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi. Të dy, teksa ishin të ftuar në “Real Story”, debatuan për numrin e jetëve të humbura nga Covid-19.

Koduzi akuzoi Ministrinë së për fshehjen e numrit të vdekjeve nga COVID. Këtë akuzë, Brataj nuk e pranoi dhe më pas mes tyre nisën përplasjet.

Pjesë nga biseda

Koduzi: Llogaria nuk bëhet siç thoni ju. Llogaria bëhet ndryshe. Sipas të dhënave që

Brataj: Në Shqipëri ka të vdekur dhe nga infarkti, tumoret, covid. Eksesi i vdekjeve, janë 28 mijë të gjitha.

Koduzi: Nuk e di fare ti se s’merr vesh nga këto

Brataj: Injorancën tënde mos ma shit mua. Mos më thuaj mua nuk merr vesh.

Koduzi: Po s’merr vesh pra. S’je i kësaj fushe.

Brataj: Jo mos ma thuaj mua këtë. Se më the që nuk merr vesh.

Koduzi: Të kërkoj ndjesë. Numri i deklaruar i vdekjeve në 2020 ka qenë 1181. Sipas studimeve ndërkombëtare, 80 përqind kanë qenë pjesë e COVID dhe pjesa tjetër e sëmundjeve. Ne nuk e kemi 80 %, por e kemi 20 % . Është mashtruar me shifrat. Janë bërë pak teste. Kemi pasur raporte. Është analizë. Janë jetë njerëzish, nuk janë shifra. Nëse e shihni si shifra, puna juaj.

Brataj: Ju e dini se vdekja është pjesë e jetës

Koduzi: Po jo nga mungesa e shërbimit. I kemi mbajtur mbyllur spitalet me qëllim. Ku janë spitalet? Duhet të jenë gati kur do pacienti. Pacienti s’ka marrë shërbimin

Brataj: E kanë marrë shërbimin.

Koduzi: S’e ka marrë. Se edhe në raportimet e MSH, ka nisur raportimi në spitalet rajonale vetëm kur i ka hapur zyrtarisht. Thotë 3 spitale rajonale, por janë 11. Ku janë të tjerët. Kushedi se sa njerëz kanë vdekur në shtëpi se iu kanë ikur dritat dhe nuk kanë pasur oksigjen.

(E.H/Faxweb.al)