Deputeti i PD, Edi Paloka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme GJKKO, për procesin gjyqësor me Ardian Çelën.
Partia Demokratike ka depozituar në SPAK vitin e kaluar dy padi penale. Njera prej tyre ka lidhje me kallezimin ndaj Ardian Çela, sot Administrator i OSHEE-së dhe koordinator i PS-së për Durrësin.
Bëhet fjalë për akuzat e Edi Palokës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Sipas demokratit maxhoranca përdori metodën e punësimeve fiktive me kontrata 2-mujore për të siguruar vota.
Ai u shpreh se pas kësaj skeme qëndronte pikërisht kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)