Elbasan/Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike heroinë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zaranika”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.