Një anije tregtare shqiptare dhe një peshkarexhë italiane janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00, 23 milje larg bregdetit, në rajonin e Cesenës.
Anija e peshkimit ‘Futuro’, nga Rimini, u ça në bazament dhe katër anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga anija tregtare me flamur shqiptar. Thellësia në vendin e incidentit shkon deri në 40 metra. Në vendngjarje mbërritën tri motovedeta të Kapitenerisë së Portit të Rimini.
Në orën 10 të paradites, ekuipazhi zbriti në Rimini në gjendje të mirë, por kapiteni duhet t’u nënshtrohet disa testeve pasi dyshohet se ka pësuar traum.
Roja Bregdetare italiane ka nisur hetimet për incidentin, duke monitoruar edhe detin në vendin e ngjarjes, për të qenë e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë ndonjë rrjedhje nafte që mund të rrezikojë ambientin.