Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi këtë mbrëmje në një intervistë për ”Euronews Albania”, i pyetur lidhur me akuzat që kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri ndaj tij, duke e akuzuar se qëndron në këtë detyrë në shkelje flagrante të kushtetutës.
“Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD-në siç bëri me Akademinë e Shkencave”- tha Gjinushi.
Në një deklaratë më herët gjatë ditës, Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të Akademisë së Shkencave, i cili sipas tij e uzurpoi drejtimin e akademisë duke i shitur partinë Tom Doshit.