Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” rikthehet për të 24-tin vit radhazi në qytetin e Elbasanit, duke vijuar kështu traditën e pandërprerë të prurjeve cilësore të artit skenik me larmi stilesh e formash të reja. Trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Spanja dhe Poloni, si dhe një sërë personalitetesh – specialistë të shquar të teatrit nga vendi dhe bota – do të jenë pjesë e “Skampa 2022”.

Edhe për teatrin Skampa ky festival është një mundësi shumë e mirë për publikun art dashës që të shijoj shfaqje nga vende te ndryshme të botës.

Festivali I Teatrit do të vijojë deri në datën 16 Tetor ./egnatia news