Edhe pse Elbasani renditet si një ndër qarqet më problematik për  kriminalitetin sa I takon krimeve të kryer nga të miturit ka një rendiment pozitiv pasi rezulton se është një nga qarqet me numrin më të ulët të krimeve të kryera nga minorenët. Sipas Kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi, krimet më të shpershta të kryera nga të rinjtë në Elbasn lidhen kryesisht me drejtimin e automjetit pa patent, vjedhje dhe përdorim vetjak  lëndësh narkotike. Sapas drejtuesit të Prokurorisë  në qarkun e Elbasanit nuk rezulton të ketë përfshirje të të rinjëve në krime të rënda.

Gjatë një diskutimi me ta në  Elbasan kryeprokuroi I përcolli atyre mesazhin për të ndjekur modele të mira në jetë pasi një gabim në moshë të hershme mund ti penalizojë përgjithmonë.

Sipas një studimi të kryer rreth 2 vite më parë rezulton se përveç varfërisë e papunësisë, shkak bazë për krimin që bëhet nga të rinjtë shqiptarë të moshave 16-28 vjeç, është nxitja dhe joshja, nga jeta luksoze që bëjnë fëmijët e politikanëve e shtetarëve të lartë dhe luksi i eksponentëve të pa ndëshkuar të krimit. Të rinjtë ëndërrojnë e lakmojnë të kenë jetën e luksit por, me pamundësitë financiare të tyre e të familjarëve të tyre, të rinjtë e varfër nuk kanë asnjë mundësi, të arrijnë tek luksi, ndaj dhe i futen rrugës së krimit, për ta siguruar atë jetë.Krimi tek afro 175 mijë të rinjë shqiptarë, që kanë lakmuar jetë luksi; e që sipas studimit të BE, kanë mbushur qelitë, janë ndjekur në gjendje të lirë, apo kanë shpëtuar prej prangave dhe kanë ikur në arrati nëpër botë gjatë 15 viteve e fundit, nuk është gjenetik, por është shkaktuar nga verbimi i luskit, që ata shohin përditë tek fëmijët e politikanëve, të pasuar nëpërmjet pushtetit./Egnatia news