Ka shkuar në dy numri i viktimave në Klos. mësohet se krahas 17-vjeçarit ka ndërruar jetë në spital edhe një 44-vjeçar me iniciale L.SH. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.
Krahas tyre, mësohet se janë edhe disa të plagosur. Ngjarja sapo ka ndodhur në Klos dhe informacionet janë kontradiktore në lidhje me viktimat, të plagosurit si edhe shkaqen që çuan në këtë kasaphanë në mes të qytezës.
Mësohet se autori i ngjarjes është B. Mjeshtri nga Klosi. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë.