Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme, 12 tetor në qendër të Klosi. Një 17-vjeçar është vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.

Ai është identifikuar si Danjel Hasula. Sakaq autor i ngjarjes dyshohet se është B.Mjeshtri. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një nga të plagosurit është babai i viktimës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta  e kësaj tragjedie.

Por, dyshohet se dy familjet kanë pasur konflikte të hershme me njëra-tjetrën