Në qeverinë e re të Kosovës, posti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbahet nga ana e Hajrulla Çekut.
Ai është përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosja në këtë qeveri. Emri i Ccekut nuk është i panjohur për Shqipërinë.
Tre vitë më parë ai ka qenë i angazhuar dhe në Shqëipëri, pasi ka qenë i emëruar në qeverinë Rama, duke mbajtur postin e zv.ministrit në minsitrinë e Turizmit dhe të Mjedisit nga viti 2017 deri në vitin 2018. Më pas ai dha dorëheqjen.
Arsyeja zyrtare e largimit ishte se për shkak ai pritej të bëhej baba. “Pas një periudhe shumë të gjatë përpjekjesh dhe mundimesh, Eli dhe unë jemi të lumtur që më në fund kemi nisur rrugëtimin tonë për t’u bërë prindër, një nga qëllimet dhe dëshirat tona jetësore. Deri në këtë pikë kemi arritur me shumë sakrificë dhe të dy jemi tërësisht të përkushtuar që ëndrrën tonë për t’u bërë me fëmijë ta jetësojmë me sukses”, ka shkruar Çeku.
Më tej ai falendëronte kryeministrin Rama për mundësinë që i është dhënë për të qenë pjesë e ekipit qeveritar.
“Për këtë shkak, duke u mbështetur në mirëkuptimin dhe përkrahjen e tij, nga Kryeministri Rama kam kërkuar të më lirojë nga detyra e zëvendës ministrit të turizmit dhe mjedisit në qeverinë e Shqipërisë. Këta 13 muaj në Shqipëri kanë qenë përvoja më fantastike e angazhimit tim profesional dhe publik”, theksonte Çeku.