Më datë datë 12/10/2022 në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është organizuar një takim me Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit Elbasan për të diksutuar rreth problematikave të hasura gjatë përpilimit të akteve proceduriale që kanë të bëjnë me të miturit në konflikt me ligjin, viktimë apo dëshmitarë. Takimi është realizuar në formën e trajnimi ku në fokus ka patur rregullat proceduriale të parashikuara nga Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur si dhe mënyra e përpilimit të akteve nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Ky takim u drejtua nga Zv/Drejtuesi i Prokurorisë Z. Gentian HABAZAJ dhe Oficere e Policisë Gjyqësore pranë seksionit për Drejtësinë Penale për të Mitur Znj. Lorena MUSAI.