Emily Ratajkowski sqaroi një herë e mirë se është ende beqare, pas thashethemeve se ajo ka nisur një lidhje me aktorin Brad Pitt. Modelja, foli për ndarjen e saj nga Sebastian Bear-Mcclard në një intervistë për Variety të botuar së fundmi, duke thënë se ajo po mëson ta “lërë të shkojë”.

“Unë jam beqare për herë të parë në jetën time, dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”, tha EmRata.

“Një nga gjërat për të cilat shkruaj në esenë e fundit të [“Trupi im”] ka të bëjë me kontrollin dhe llojin e të kuptuarit se një nga mënyrat më të mira për të qenë në të vërtetë e lumtur dhe për të pasur një farë kontrolli është ta lësh të shkojë,” vazhdoi ajo.

Image

Ndërsa Ratajkowski ende nuk i ka komentuar konkretisht thashethemet se ajo është në fillimet e një romance me Brad Pitt, burimet pranë saj thanë për “Page Six” se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij ligjore për kujdestarinë me Angelina Jolie.

“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se [Angelina] Jolie do t’i keqtrajtojë fëmijët e tyre, më shumë se ajo tashmë, nëse ai ka një të dashur serioze,” tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.

Edhe pse dy aktorët e njohur e kanë finalizuar divorcin e tyre që nga ndarja në vitin 2016, ata ende po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe janë përfshirë në një  padi prej 250 milionë dollarësh mbi kantinën e tyre franceze. Çifti gjithashtu po përballen me akuza për abuzim në familje.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 21, Pax, 18, Zahara, 17, Shiloh, 16 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 14.

Ratajkowski, e cila kohët e fundit doli si biseksuale, bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj në fillim të këtij viti, mes thashethemeve për tradhtinë e tij. Burimet konfirmuan për Page Six, duke pretenduar se Bear-Mcclard është një “mashtrues serial”.

Image

Çifti u martuan pas 2 muajsh lidhje në vitin 2018 dhe kanë një djalë 1-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thanë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.

Një burim tha për “OK!” Magazine në fund të gushtit që Pitt, “e kërkoi të dilte dhe ajo tha po. Ajo gjithmonë ka menduar se Brad ishte i lezetshëm dhe siç e pa, çfarë kishte për të humbur?”

Image