TIRANË – Inspektorati Shëndetësor ka mbyll spitalin privat “Sante Plus” në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë.

Shiriti i bllokimit të këtij spitali u vendos dy ditë më parë, (12 Tetor), nga Inspektorati Shëndetësor. Vendimi për mbylljen e këtij spitali ka ardhur pas denoncimeve të shumta nga pacientë të ndryshëm, kryesisht për rimodelimin e barkut dhe heqjen e tepërt të dhjamit në zonat abdominale.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa më 12 Tetor i vuri shiritin e mbylljes. Mësohet se Drejtuesit e këtij spitali tentuan ta hapin sërish institucionin shëndetësor me pretendimin se është paguar gjoba, por inspektorati Shëndetësor i rivuri shiritin sërish dje (13 Tetor).

Në rast se do të ketë ripërsëritje të prekjes së shenjave nga ISHSH ndaj spitalit do të ketë një kallëzim penal.

/abcnews.al/