Një nëndetëse ruse është pikasur duke lundruar në sipërfaqen e brigjeve të Britany në fund të shtatorit dhe është shoqëruar më pas nga marina franceze. Lajmin e bënë të ditur autoritetet e vendit.
Marina tha se luftanijet britanike dhe spanjolle u përfshirë po ashtu në monitorimin e lëvizjeve të nëndetëses. BFM TV raportoi se incidenti ndodhi më 29 shtator.
Muajin e kaluar, u zbulua se një anije britanike kishte shoqëruar gjithashtu një anije ruse teksa kalonte pranë ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar gjatë Krishtlindjeve. /abcnews.al/