Këto pamje janë realiteti që hasin çdo ditë banorët e lagjes Skënderbej në Elbasan. Mungesa e investimeve ka bërë qe rruga që kalon në ketë lagje të degradojë deri në ketë gjendje sa të kthehet në një shqetësim për ata që jetojnë këtu.
Banorët shprehen të revoltuar me Bashkinë e Elbasanit që sipas tyre i ka bërë vetem premtime boshe. Sa here ka reshje shiu, gropat në rrugë kthehen në rezervuarë uji,që jo rrallëherë permbytin edhe banesat e qytetarëve,të cilët thonë se janë taksapagues të rregullt.
Për të moshuarit kjo rrugë duket si “ëndërr” e parealizuar pasi kane mbi dy dekada që presin të rregullohet, madje kjo e moshuar ironizon kryetarinë e bashkisë Gledian Llatja edhe pse thotë se nuk e ka parë kurre ne kete lagje. Edhe per drejtuesit e automjeteve kjo rrugë është “dhimbje koke” sa herë duhet të dalin nga shtepite.
Rruga që mban emrin Tajar Tetova është një dëshmi se në kete zonë bashkia e Elbasanit veç premtime për të marrë vota nuk ka bërë asnjë punë./Egnatia news