Laert Kurti, 32 vjeçari që ndërroi jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Traumës pasi ishte ndjerë keq gjatë shoqërimit në komisariatit nnumër 3, raportohet se ishte person me precedentë penalë.
Sipas gazetarit të Fax News, Elis Myrtaj, i riu, njihej në zonë si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, ndërkohë që 10 vite më parë kishte plagosur me armë zjarri një person. Për ngjarjen e ndodhur, Kurti ka kryer disa vite burg.