Seanca e sotme plenare në kuvendin shqiptar, pritet të nisë me debat publik pas kërkesës së bërë nga 15 deputetë të partisë Demokratike.
Në Konferencën e Kryetarëve u vendos për diskutime deri në 240 minuta, ndërsa në qendër do të jetë situata energjitike e vendit dhe masat e marra nga autoritetet.
Po ashtu një çështje tjetër që pritet të ketë debate të shumta është projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
PS ka prezantuar projektligjin për dosjet e ish sigurimit të shtetit, ku kërkohet një riverifikim edhe i zyrtarëve të cilët kanë një certifikatë nga komisionet e mëparshme “Mezini-Buzhani” lidhur me pastërtinë e figurës sa i takon të shkuarës së tyre dhe lidhjet me ish sigurimin e shtetit.
Ndërkohë ditën e sotme, pedagogët kanë njoftuar një protestë kombëtare në orën 11:00 ku kanë bërë thirrje për bashkim nga të gjithë studentët dhe profesorët e universiteteve publike.
(B.V/Faxweb.al)