Ilir Meta është politikani i cili zbulohet ekskluzivisht pas sigurimit të dosjes, se ish-presidenti i Republikës ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në dosjen e siguruar nga Illyridium Media Group vërtetohet se Meta ose Metaj ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit në kohën e diktaturës.

Përmes kësaj dosje faktohet se Meta ka shërbyer si “bashkëpunëtor” dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit.

Në dosje shkruhet se Meta ka denoncuar për shokun e tij Filip Talo i cili donte të arratisej nga vendi, ku më pas bie në grackë për të përfunduar në fund dhe ai një spiun me pseudonimin ‘Drita’ duke u shantazhuar dhe ndjerë në kurth nga dy shokët e tij Ilir Murati dhe Ilir Metaj.

 ‘Objekti Filip Talo është marrë në përpunim paraprak në 23.01.1989 mbi besën e denoncimeve të studentëve Ilir Murati e Ilir Metaj dhe me vërtetësinë e tyre me teknikë operative, më 23.04.1989 është ngritur në përpunim aktiv, ku rezulton se Flilip Talo ka tendencë arratisje jashtë shtetit”, shkruhet në dosje.

Por nga ana tjetër, Meta për Sigurimin e Shtetit tregonte se si dy shokët e tij bashkpunonin për arratisje dhe planet për të gjetur florinj të cilat do t’i duheshin Talos për jashtë shtetit.

Ilir Meta, student atë kohë spiunon për Sigurimin planet se si shoku i tij Filip Talo do të arratisej, ndonëse ky i fundit i kërkonte që biseda të jetë private.

Po si ka mundësi kur më shumë se 30 vite më vonë, ish-spiunat e Sigurimit të Shtetit të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisjes?

Prezenca e Ilir Metës apo dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që mund të dalin pas hapjes së dosjeve, vazhdojnë të mbajnë gjallë Sigurimin e Shtetit i cili kishte kthyer spiunimin në një kulturë që nuk e pastrojnë 3 dekadat por duhen shekuj.

Sigurimsat vazhdojnë t’i bëjnë hije shtetit shqiptar duke treguar se çfarë ka qenë në komunizëm dhe çfarë është në gjendje të bëjë edhe sot në demokraci arma me të cilën u mbajt diktatura.

Lajmi se Metaj mund të ishte spiun i komunizmit bëri bujë kohë më parë dhe Kreu i Partisë së Lirisë e  mohoi me forcë duke kërcënuar dhe vërsulur Autoritetit të Dosjeve se do të përgjigjej para ligjit. Por e vërteta është e zeza mbi të bardhë Ilir Metaj së bashku me Ilir Muratin kanë spiunuar shokun e tyre dhe faktet janë të pakontestueshme.(Priza.al)

Tema