Trupi i pajetë i 34 vjeçarit Indrit Ndoj u gjet sot në mëngjes në kanal në një rrugicë dytësore në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë. Viktima është goditur me një plumb në kofshë.
Detaje të reja nga vdekja e 34 vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë. Trupi i të riut u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, 20 tetor 2022 në kanal në një rrugicë dytësore në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë.
Nga hetimet e para mësohet se plumbi ka prekur arterien kryesore në pjesën e poshtme të kofshës informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.Burime bëjnë me dije se Ndoj u arrestua në 19 shtator 2021 duke kaluar 19 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.
Ora 09:07 I riu gjendet i vdekur në kanal
Një 34 vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 08:20, në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës
Policia thotë se nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari, i identifikuar si Indrit Ndoj “ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri” informoi sot policia e Durrësit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima është gjetur në një kanal nga familjarët e tij.
Ata bëjnë me dije se ai nuk ka pasur konflikte me njeri.
34 vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi trupi është gjetur i ftohtë sipas dëshmitarëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Indrit Ndoj ishte banues ne fshatin Hasan, Krujë.