Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve këtë mengjes ka sjellë 4 të plagosur. Dy automjete, “benz” dhe “Opel” janë përfshirë në një aksident, në kryqëzimin e savres. Mjeti tip “benz”, po qarkullonte në autostradë ndërsa mjeti tip “opel” vinte në drejtim të Lushnjës nga autostrada Fier-Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes katër persona janë lënduar, drejtuesi i “benz”-it, shtetasi A. A dhe tre të tjeret udhetarë në mjetin tip “opel”. Sjpas dëshmitarëve gjendja e të plagosurve është e mirë dhe të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore. Kjo pikë e kryqëzimit te Savrës është ndër pikat më të rrezikshme në qarkullimin rrugor në Lushnjë dhe ka pasur disa humbje jete në të shkuarën.