Sarande, shkon i plagosur me thike ne spital shtetasi Besmir Uka, 35-vjec. Ngjarja ne mesnate, Uka i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale pas goditjeve ne bark. Ngjarja dyshohet te kete ndodhur pas nje sherri ne nje lokal ne lagjen nr.3. Besmir Uka rezulton i denuar me pare per “vrasje ne kushtet e vetembrojtjes” per nje ngjarje te ndodhur ne vitin 2010, madje gjate kohes qe ndodhej ne burg eshte proceduar penalisht pasi eshte denoncuar nga nje 16 vjecare se e kercentonte permes mesazheve ne Facebook. Uka nderkohe ka precedente penale edhe per “dhune ne familje”, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhune ne bashkepunim”.
Policia është ndodhur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimi per te zbardhur shkakun e plagosjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.