DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.