Kryeministri, Edi Rama nuk la pa përmendur edhe protestën e pedagogëve gjatë takimit që mbajti me fermerët e Fierit. Rama tha se askujt nuk u ishin bërë më shumë rritje rrogash sesa pedagogëve, ndërsa shtoi se ata që protestonin ishin një pakicë.

Mes të tjerash, ai sulmoi sërish kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçin duke thënë se ky i fundit ndihej krenar që kishte qenë pjesë e SHIK.

“Askujt nuk i janë rritur pagat sa i janë rritur pedagogëve, e çfarë duan ata. Kërkojnë sërish. Por fatmirësisht nuk janë të gjithë. Pasi këta janë një pakicë në drejtimin e një figure të SHIK që e thotë edhe me krenari. Dhe është një grup, një turmë që nga foltorja që del në dyert e universiteteve sikur brenda bëhet nami. Natyrisht që rritja e pagave nuk është e mjaftueshme, por le ta themi të vërtetën ne kemi inflacionin më të ulët”, tha Rama.