Kryetari I PD Elbasan ka denoncuar ditën e sotme mungesën e investimeve në shkollën 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan.
Blendi Himçi shkruan : E përcolla me neveri, teatrin e shëmtuar të kryeministrit në vizitën e tij në Elbasan dhe sidomos kur vuri këmbë në një nga shkollat më elitare të ciklit bazë jo vetëm në qytetin tonë, por në të gjithë Shqipërinë. Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” pavarësisht historisë së lavdishme me qindra personalitete që ka nxjerrë, lëngon nga degradimi dhe mungesa e investimeve.
Kryetari i Bashkisë nuk belbëzoi asnjë fjalë në takimin me shefin e tij, për t’i treguar se çdo investim për arsimin në Elbasan duhej të kishte nisur nga shkolla “Naim Frashëri”. Pamjet flasin më shumë se çdo qëndrim tonin.
Sot shkolla “Naim Frashëri” është pa investime, me mure të degraduara, pa infastrukturë, me bodrume që sa herë bie shi janë nën pushtetin e ujit, me ëc pa asnjë kusht higjene, pa ngrohje, pa bazë materiale për nxënësit dhe mësuesit. Shkurt dhe qartë, në Elbasan është goditur shkolla elitë e arsimit!”./egnatia news