Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar foton nga spitali i Lear Kurtit, 32-vjeçarit të vdekur në duart e policisë.

Kurti duket i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës në Kryeqytet pas shenja jete.

Ndërkohë në dorën e majtë ai ka akoma prangat të pa hequra.

Berisha shkruan se ‘Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet!’

Nga ana e saj policia pas vdekjes së të riut tha se ai vdiq në spital, por spitali nga ana e tyre bëri me dije se Kurti mbërriti i vdekur aty.

Po ashtu policia bëri me dije se ai vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t’i ikur efektivëve.  

Lidhur më këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta për sjelljen e policisë dhe mungesën e transparencë.  

Pamje të rënda, Berisha publikon foton e Lear Kurti në spital: Ka