Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për performancën e tij nën drejtimin e Pep Guardiolës.
“Madhështia e Barcelonës së Guardiolës nuk është vetëm në trofetë e fituar, por edhe në mënyrën se si ne e bëmë atë. Është më shumë sesa thjesht të fitosh apo të humbësh.
Nuk e kam shijuar kurrë futbollin aq shumë sa gjatë kohës së Guardiolës te Barcelona, jo vetëm për shkak të mesfushës legjendare, por edhe për shkak të trajnerit dhe skuadrës që kishim.Isha më i lumtur se kurrë dhe ajo që ka arritur ky ekip është diçka e veçantë që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Iniesta për TyC Sports. /G.D