Briken Sanaj është 39 vjeçari nga Lezha që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e shkuar te “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
Mësohet se viktima është qëlluar me breshëri automatiku teksa po ecte në këmbë në lagje nga persona ende të paidentifikuar. Autorët e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi duke iu afruar me një automjet ngjyrë të zezë, dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Disa qytetarë kanë qenë dëshmitarë të atentatit mafioz, ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dijse se autorët dinin çdo lëvizje të viktimës.
Menjëherë pas ngjarjes një automjet tip “Benz” rezulton i shkrumbuar në Billë, si dhe është gjetur një armë, e cila dyshohet të jetë e autorëve. Ndërkohë sioas burimeve në mjetin audi që u dogj në Billë është gnendur edhe një armë, që dyshohet që është ekzekutuar 39-vjeçari. Anton Gjini është personi që ka shoqëruar në spital viktimën, ndërsa shumë dëshmitarë të tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Në të gjitha dokumentat që ju gjetën me vete Sanajt, njihet nga rojet private te ‘Kodra e Diellit’ si Anton Gjini, ka më shumë se një vit që është rezident te kjo lagje.