Pedagogët e disa prej universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar grevë urie, pasi deri tani qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ftoi kolegët të njoftojnë nëse do të bëhen pjesë e grevës, që do të nisë të mërkurën në orën 16:00.

Ata kanë filluar protestat prej disa kohësh, ndërsa i kanë bojkotuar tri javët e para të vitit akademik. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës me 50% dhe nuk kanë rënë dakord me atë që u ka ofruar qeveria. /abcnews.al