Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Ardian Braka, 52 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim.
52 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për vepren penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.